TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kominiteti ndërkombëtar është i përfshirë në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se marrëveshja eventuale, e cila, sipas tij, është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në BE, NATO dhe OKB.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, kritikoi opozitën në Kosovë dhe, siç tha ai, “disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile”, për konsiderimin e kësaj mbështetjeje si “qëllimkeqe për Kosovën”.
“Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë. Kjo situatë është për keqardhje”, tha Thaçi.
Ai theksoi se sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i garantuar nga Kushtetuta dhe jo nga, siç u shpreh, “deklaratat emocionale të atyre që as nuk e kanë idenë sesi është fituar liria dhe pavarësia” e Kosovës.
“Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme”, tha mes tjerash Thaçi.
Ai nuk e saktësoi se cilat janë saktësisht partitë opozitare të cilave ua drejton këtë postim dhe si mund të jenë ato në kundërshtim me, siç tha, aleatët ndërkombëtarë.