TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se në muajin gusht kanë hyrë në vend plot 1 miljon e 345 mijë turistë.
Sipas tij, ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.
“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”, deklaroi Klosi në Lezhë.
Po ashtu ai tha se brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë në vend.
Por për Kryeministrin, Edi Rama, kjo sfidë është për vitin 2025, por e ftoi Klosin që ta realizojë nëse mundet dhe më para.