AKTUALITET, 29 Gusht 2018, 16:07

Goditi me grusht 64-vjeçarin në Durrës, policia i gjen drogë të riut pas arrestimit

Goditi me grusht 64-vjeçarin në Durrës, policia i gjen

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me grusht një 64-vjeçar për motive të dobëta. Në pranga ka përfunduar Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, Shahini, më datë 28 gusht 2018 , në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 88 dhe 283 / 1 të Kodit Penal.