TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj shqiptarë janë dënuar në Manchester të Anglisë, pasi akuzohen për shpërndarje dhe trafik kokaine.
Gjykata vendosi të dënojë me 5 vjet e 2 muaj burg shqiptarin 29-vjeçar Berti Ruko dhe me 4 vjet e 3 muaj burg 30-vjeçarin Artan Merkaj.
Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një ohetimi për shpërndarjen e drogës në qëndër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht.
Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës.
Po ashtu policia angleze zbuloi edhe një bllok ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë.