TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona dhe Real Madrid janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke lënë gjithçka të hapuri për takimin e kthimit që luhet në “Santiago Bernabeu”.
ë një ndeshje shumë të luftuar dhe me raste nga të dy skuadrat, ishte çuditërisht Reali që gjeti rrugën e rrjetës i pari duke shënuar me Lukas Vazkez e vënë në vështirësi Barcelonën ku Mesi niste takimin nga stoli. Por forma që shfaqi Malkom në këtë ndeshje bëri që të mos ndjehej edhe aq shumë mungesa e argjentinasit, pasi braziliani u shfaq në një formë të shkëlqyer me shpërthimet e tij të vazhdueshme në krah, në mbështetje të Suarez.
Në një aksion të tillë, në pjesën e dytë të takimit, erdhi edhe goli i barazimit i realizuar nga Malkom, ndërsa ndezi edhe më shumë sfidën.
Aktivizimi i Mesit në fundin e sfidës i dha një tjetër impuls lojës të katalanasve të cilët provuan në të gjitha mënyrat që të shënonin një gol që t’i ndihmonte për sfidën e dytë në transfertë. Por prapavija e Realit me Ramos, Varane e Karvahal u tregua e vëmendshme duke mbyllur sfidën me barazimin 1-1 që u shkon më shumë për shtat madrilenëve.
Barcelona-Real Madrid 1-1
58′ Malkom / 6′ L. Vazkez
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/1.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/02.mp4"][/video]