AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 21:24

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë dhe i plagosuri është shtetasi me inicialet Y.G nga Peqini.

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidenti, por policia vijon hetimet.

Njoftimi nga policia:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.