AKTUALITET, 28 Maj 2018, 23:07

VIDEO/ ‘Dosja Tahiri’, ‘bomba’ e Manjanit: Qeveria ka prishur provat

VIDEO/ ‘Dosja Tahiri’, ‘bomba’ e Manjanit: Qeveria ka

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.

Duke folur mbrëmjen e sotme, Manjani tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me fakte e prova.

‘Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajësinë.

Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta’,- tha ish-ministri.

‘Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat.

Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar.

Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht’, u shpreh Ylli Manjani mbrëmjen e sotme.