TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç thotë se merr seriozisht në konsideratë deklaratat dhe vërejtjet e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo të paktën sipas kreut të diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, i cili ishte i pranishëm në Takimin e Ministrave të Jashtëm, mbajtur më datë 6 dhjetor në Serbi.
Siç kreut të diplomacisë turke, Vuçiç ka thënë se marrin seriozisht në konsideratë deklaratat dhe vërejtjet e Presidentit Erdogan në lidhje me disa çështje, madje dhe veprojnë sipas tyre.
“Isha në Beograd për Takimin e Ministrave të Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Turqisë dhe Serbisë. Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, menjëherë shkova dhe bisedova me ministrin serb të Punëve të Jashtme; i cili, ashtu si ne, bëri një deklaratë që e dënoi vendimin në fjalë duke e cilësuar të gabuar. Përpara takimit tresh, bisedova edhe me Vuçiçin.
Në kushte normale, Serbia nuk merret fare me punë të tjera. Pra, ne s’bëjmë as komente në lidhje me çështjet që s’na interesojnë. Por tashmë ne shohim se çfarë thotë Recep Tayyip Erdogani. Ne themi dhe bëjmë atë që thotë ai”, deklaroi Vuçiç, sipas ministrit turk.
Serbia ishte një nga vendet që mbështeti rezolutën e paraqitur nga Turqia në OKB, e cila kundërshtonte qëndrimin amerikan mbi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Të njëjtin qëndrim si Serbia mbajti edhe Shqipëria, e cila u rendit në krahun e vendeve që kundërshtonin vendimin e Presidentit Donald Trump, që zyrtarizoi kalimin e ambasadës së SHBA nga Tel Aviv në Jeruzalem.