AKTUALITET, 25 Dhjetor 2017, 12:57

Top Channel lë në harresë Sokol Ballën, ky është gjesti "me spec" që i erdhi "surprizë" për festa

Top Channel lë në harresë Sokol Ballën, ky është

Ditën e djeshme u publikua kënga e fundvitit të Top Channel, tashmë një traditë e shumë vjeçare që vjen si një urim për festat nga stafi i këtij televizioni.

Pjesë e video-mesazhit ishin të gjithë emrat e njohur të këtij televizioni por jo gazetari dhe moderatori i Top Story, Sokol Balla.

Pasi u përfol largimi i tij nga Top Channel në ekranin e Vizion Plus, duket se Top-i ka vendosur të marrë hak.

Prej disa muajsh ai drejton vetëm emisionin Top Story dhe nuk është më drejtor informacioni i këtij televizioni.

Të jetë kjo prova se Balla është larguar përfundimisht nga Top Channel?

https://www.youtube.com/watch?v=_HRyTOdbP4g