TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje dite pasi njoftoi dhenien e shtetesise shqiptare per kryepeshkopin Janullatos, sot pasi ka bere viziten e urimit per diten e Krishtlindjes, Meta ka folur per mediat lidhur me arsyet e dhenies se shtetesise.
“Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e tij me shprehjen si “puna e verës”. Ky është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes. Kjo është një vepër të madhe që e ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke ngritur nga hiri, Kishën Ordodokse Autoqefale të Shqipërisë me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Shikoni Katedralen përballë, që nuk ekzistonte. Janë investimi i tij, frymëzimi i tij për të krijuar vlera të shkëlqyera”- tha Meta.
Pyetur nese dhenia e shtetesise vjen pas deklarates se dhene prej vete Janullatosit se pasardhesi i tij do te jete nje shqiptar Meta iu pergjigj: Dua të theksoj se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qënë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e afirmuar në gjithë botën ordokse, por duke e promovuar Shqipërinë si një vend me vlera të harmonisë fetare. Fortlumturia e tij gjithnjë ka prediskuar për harmoni. Kjo lidhet me vepren e tij dhe sikurse u shpreh se vera sado më e vjetër të jetë aq më shumë ka, ashtu edhe aq sa më shumë vite të kalojnë nga sot, aq më shumë do të rritet vlera e tij në funksion të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.”