AKTUALITET, 31 Mars 2018, 15:08

Protesta në Rrugën e Kombit, ja në çfarë ore do flas Rama për mediat

Protesta në Rrugën e Kombit, ja në çfarë ore do flas

Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar një komunikim në orën 19:00 “për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”.

Ky reagim vjen pasi më herët, teksa protestohej ende në Rrugën e Kombit, Rama tha se ata që kanë dhunuar efektivët dhe kanë shkatërruar pronen publike e private do marrin përgjigjen e merituar me te gjithë forcën e ligjit.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!’, ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama për situatën kaotike krijuar sot paradite në Tunelin e Kalimashit.