AKTUALITET, 4 Shkurt 2018, 12:40

(FOTO) Kush është deputeti që nuk paguan energjinë elektrike

Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se Eduart Shalsi ka hapur një zyrë pritje në Pogradec por nuk ka kontratë energjie.

Qytetari në fjalë dërgon dhe foto në adresë të Berishës, duke shkruar se ndërsa njerëzit burgosen për mospagimin e faturave, deputeti i PS nuk ka vendosur as sahat për matjen e harxhimit.

STATUSI I BERISHËS

Për narkodeputetët energjia elektrike është falas!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje doktor Berisha. Ndërkohë që njerëzit burgosen për mospagimin e faturave të energjisë, deputeti i PS në Pogradec Eduart Shalsi ka hapur një zyrë pritje dhe nga banorët raportohet se lidhjen e energjisë e ka bërë pa kontratë dhe pa sahat matje të harxhimit.”

Shalsi PG