AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 15:33

Dorëheqja e Metës si president, Kryemadhi e thotë hapur: Do ishte gjë shumë e mirë për mua

Dorëheqja e Metës si president, Kryemadhi e thotë hapur: Do ishte

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Provokacja” ka folur për bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj në studio Kryemadhi e ka cilësuar Metën si një njeri tejet vizionar në politikë.

“Meta do vijojë deri në fund të japë oksigjen Ramës, se Ilir Meta është gjithmonë për funksionimin mekanizmave. Meta gjithmonë i ka dhënë shansin dhe mundësinë Ramës për ta futur në rrugën e legjitimitetit dhe për t’i dhënë oksigjen për ta ulur në tryezën e bisedimeve dhe jemi të lumtur që nuk pranoi më 8 qershor”.

E pyetur nëse Meta e lë Presidencën, Kryemadhi është shprehur se një vendim i tillë do të mirëpritej nga ajo.

Kjo do ishte gjë shumë e mirë për mua, sepse do ta nxirrte nga korniza e Presidentit dhe e paanshmërisë dhe shqiptarët do shihnin një pozicion tjetër të tij ku ai jep dhe më shumë dhe do krijonte hapësira për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët, se mban pozicion të distancuar”.