AKTUALITET, 9 Prill 2019, 19:09

VIDEO/ Basha zbret në mes të rrugës nga makina, ja çfarë u thotë simpatizantëve të shumtë

VIDEO/ Basha zbret në mes të rrugës nga makina, ja

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, po merr pjesë në Aktivin e Partisë Demokratike, dega Durrës.

Në hyrje të autostradës, ai u shoqërua nga qindra simptizantë dhe makina me flamuj të Partisë Demokratike.

Në një moment të rrugëtimit të tij, Basha u detyrua të zbresë nga makina, për të realizuar një video selfie me simpatizantët e shumtë demokratë.

“Durrsakët kanë dalë në rrugë dhe po shkojnë drejt Aktivit të Durrësit. Ja ku janë. Kështu që unë e fillova këtë transmetim live duke zbritur nga makina. Tashti do vazhdojmë duke i ndjekur deri në Durrës”, dëgjohet të thotë Basha që pas pak do të jetë në një takim të zgjeruar me demokratët në këtë qytet.

Gjatë momentit që Basha fliste, simpatizantët kanë ushtuar në thirrjet “Rama ik” dhe “Fitore-Fitore”.