TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa minutat kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në zonën e Pezës në Tiranë, ku një person u qëllua me plumb në kokë dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dy personat e përshirë në ngjarje janë kushërinj mes tyre.
Pas ngjarjes së rëndë u dorëzua në policia autori i krimit, Flamur Karaj, i cili është njëherësh edhe punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. I plagosuri, Enver karaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e cila terrorizoi jo pak zonën dhe qytetarët në Pezë.
Njoftimi i policisë:
“Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore. Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.