AKTUALITET, 1 Qershor 2019, 15:22

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet trafiku

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet trafiku


Mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës raportohet të jenë përplasur disa automjete e për pasojë janë lënduar dy persona. Përplasja ka shkaktuar edhe radhë të gjata.

Sakaq, grupi hetimor i policisë që ndoddhet në vendngjarje në këto momente po punon për përcaktimni e shkakut të aksidentit.

Durrës /Informacion Paraprak

Më datë 01.06.2019, rreth orës 13:50 , në autostradën Tiranë-Durrës, ka ndodhur nje perplasje mjetesh ku si pasojë janë lënduar dy persona , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.