TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gruaja 77-vjeçare nga Florida u zgjua në mëngjes për të gjetur një aligator 3.3 metra në kuzhinë.
Mary Wischhusen u ngrit rreth orës 03:30 pasi dëgjoi një zhurmë të madhe në banesë. Kur shkoi për të parë se çfarë po ndodhte u përball me zvarranikun e madh.
Aligatori hyri brenda në kuzhinë nëpërmjet disa dritareve të ulta në dhomë. Wischhusen u mbyll në dhomën e saj të gjumit dhe njoftoi policinë.
Një kapës zvarranikësh arriti ta largonte aligatorin nga shtëpia. Ndërsa Wischhusen tha se ishte e lumtur që zvarraniku nuk shkoi në dhomën e saj.
