TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gati 1.3 ton heroinë me vlerë 120 milionë paund është gjetur në Britaninë e Madhe. Ky konsiderohet sekuestrimi më i madh i lëndës narkotike në vend.
Droga u gjet e fshehur në peshqirë dhe rroba banje në një anije me kontejnerë në Suffolk.
Oficerët e National Crime Agency (NCA) hoqën drogën dhe i vendosën sërish kontejnerët në anije përpara se ta gjurmonin në Holandë dhe të bënin arrestime.
Anija ishte ankoruar në Felixstowe, kur u ndalua nga NCA.
Operacioni vjen pas kapjes në 2 gusht të rreth 400 kg heroinë me vlerë 40 milionë paund në Felixstowe.
Në sekuestrimin e fundit, blloqet e heroinës, që secili peshonte 1 kg, u gjetën të qepura brenda disa peshqirëve dhe policisë iu desh gati 6 orë për të nxjerrë të gjithë drogën me peshë totale 1.297 kg.
Pasi morën drogën, policia vendosi sërish kontejnerët bosh në anije, e cila vazhdoi destinacionin e saj në Antwerp, ku u ankorua dy ditë më vonë.
Kontejnerët më pas u zhvendosën me kamion në një depo në qytetin portual Hollandez të Roterdamit. Policia arrestoi katër burra gjatë procesit të shkarkimit të kontejnerëve.
BBC raporton se droga ishte me origjinë nga Pakistani.