TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eskorta e qeverisë ka kaluar në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.
Në këtë aks të pranishëm kanë qenë policia si dhe FNSH-ja, të cilët u munduan të bllokonin mbështetësit e opozitës. Këto të fundit qëndruan në pritje të eskortës së kryeministrit për më shumë se një orë.
Në momentin e kalimit, mbështetësit e opozitës qëlluan me bidonë të mbushur me ujë në drejtim të makinave.
Qytetarët tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, por ky i fundit vijoi normalisht rrugëtimin drejt fushatës së radhës në Devoll.