AKTUALITET, 15 Qershor 2019, 20:05

U dëbua nga restoranti maqedonas se foli shqip, futbollisti Alioski thyen heshtjen: Uroj të mos i ndodh askujt

U dëbua nga restoranti maqedonas se foli shqip, futbollisti Alioski thyen

Personeli, i cili dëboi nga restoranti futbollistin me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut Ezgjan Alioski, është marrë në pyetje nga policia.

Marrja e tyre në pyetje vjen pak ditë pasi, Alioski u dëbua nga restoranti së bashku me familjen e tij për shkak se foli shqip.

Gjatë marrjes së tyre në pyetje, punonjësit kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur siç pretendon Alioski, ndërsa burime për mediat vendase nga policia bëjnë me dije se dëshmitë do t’i kalojnë prokurorisë.

Ndërkohë që Alioski është larguar menjëherë nga vendi edhe pas mesazheve të shumta përkrahëse nga institucionet vendase.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çfarë përjetoj këtu. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski.

Futbollisti i skuadrës së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski është përzënë nga një restorant pasi po fliste shqip me familjen e tij.