TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë sot në orën 10:00 vendimin për gjyqtaren e Kurbinit Marçela Shehu.
Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.
Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.
Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.