TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka folur për takimin me ekspertët e Venecias, lidhur me iniciativën e PD për vettingun në politikë.
Sipas Bardhit, raportorët nuk shprehin qëndrime për iniciativën, por amendamenti kushtetues i depozituar nga PD për këtë iniciativë është një standard.
“Takimet me reporterët e Venecias janë një procedurë përpara se të miratojë një opinion. Pritet që në fund të miratohet opinioni për amendamentet kushtuese të PD për vettingun e politikanëve. Raportorët janë takuar edhe me deputetët e PD dhe kanë kërkuar sqarime për iniciativën dhe kemi shkëmbyer opinione dhe mendime për këtë iniciativë. Raportorët nuk shprehin qëndrime për iniciativën, por amendamenti kushtetues i depozituar nga PD për këtë iniciativë është një standard. Është e qartë se kjo është një masë e jashtëzakonshme që i përshtatet një situate të jashtëzakonshme në Shqipëri. Disa politikanë kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. Për të çliruar vendin nga krimi është propozuar amendamenti kushtetutës për të cilin do e japë opinionin Venecia”, u shpreh Bardhi.
I pyetur se çfarë mund të bëjë PD nëse Venecia shprehet kundër iniciativës për vetting në politikë, Bardhi u shpreh se nuk beson se Venecia do shprehet kundër përderisa ka dhënë “ok” për vettingun në drejtësi.