AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 17:18

Shqiptarja humb jetën tragjikisht në Itali, rëndë babai i saj

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në fundjavë në rrugën "Carboni" në Luzzara (Reggio Emilia), pas përplasjes së dhunshme të dy automjeteve, duke plagosur rëndë babain e të ndjerës si dhe shoferi tjetër.

Shqiptarja nga Maqedonia, ndërroi jetë pasdite vonë të së dielës për shkak të plagëve të marra në pjesën e kokës nga përplasja e mjeteve rreth orës 17.40 në Villarotta.

Midis të plagosurve, është edhe babai i saj Kujtim Seferi, 41 vjeç, gjithashtu i lindur në Maqedoni. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Reggio Emilia.

Një burrë 53 vjeçar, indian, i cili po drejtonte makinën tjetër, u dërgua në spitalin Guastalla.

Sipas rindërtimit të skenës së aksidentit, babai dhe vajza po udhëtonin në një "Multipla Fiat" kur u përplas me një "Fiat Bravo" drejtuar. Të dy makinat përfunduan jashtë rrugës. Policia po punon për të sqaruar se cila nga makinat ka dalë në korsinë e kundërt duke shkaktuar përplasjen fatale.