TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raport voluminoz i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë "zbuluar" kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, e cila e ka kthyer këtë institucion në "çiflig" të saj. Ish-deputeti dhe ministri i PD-së, Bujar Leskaj, ka "fshikulluar" rëndë ish-deputeten dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, për abuzime të rënda me detyrën. Në raport janë detajuar dhjetëra procedura tenderimi të bërë nga Ademi dhe vartësit e saj, të cilët në shumicën e rasteve kanë abuzuar me detyrën.
Tpz.al ka denoncuar edhe në të kaluarën procedurat e kësaj bashkie, por raporti evidenton se abuzimet kanë filluar pikërisht në vitin që ka marrë detyrën Ademi, pas verës së vitit 2015. Deri më tani, KLSH nuk evidenton nëse ky raport ka shkuar apo jo në prokurori, por ajo që evidentohet është se shkeljet nga Ademi i kanë shkaktuar një dëm të madh taksapaguesve shkodranë, të cilët nuk kanë marrë mbrapsht në investime taksat e paguara.
Më konkretisht, KLSH thotë se "nga auditimi mbi dokumentacionin e administruar në dosjet fizike të procedurës së prokurimit, u konstatuan mangësi dhe shkelje të konsideruara të përgjithshme në të gjitha procedurat e prokurimit të zhvilluara nga AK me analizë për secilën procedurë".
Sipas saj, njësia e prokurimit nuk ka përgatitur dhe hartuar një raport përmbledhës dhe
informacion të hollësishëm në lidhje me veprimtarinë e procedurave të prokurimit të realizuara
në periudhat raportuese. Madje, nuk janë përgatitur dhe hartuar asnjë raport të hollësishëm
në lidhje me korrektësinë dhe cilësinë e realizimit të suksesshëm të kontratave të lidhura me
operatorët ofertat e të cilëve janë shpallur fituese. KLSH evidenton se në të gjitha kontratat e përpiluara dhe të miratuara nuk është emëruar me shkrim dhe nuk është përcaktuar personi, ose struktura organizative përgjegjës në emër të palës për të ndjek realizimin e kontratës.
Më pas, KLSH ka cituar disa nga tenderët e zhvillua. Sipas saj, në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikualifikimi urban i ambienteve të jashtme të katedrales së Shën Shtjefnit” me të dhënat e regjistruara, rezultoi se fondi ishte 20.707.528 lekë. KLSH thotë se "nga auditimi i dokumentit për përllogaritjen e vlerës së preventivit nëpërmjet analizës u konstatua se, për të njëjtin zë punimi është pasqyruar 'shtresë pllaka guri deri në 8 cm +4 cm llac çimento për dysheme' duke aplikuar 2 çmime.
Ndërkohë, në tenderin e zhvilluar me objekt “Shërbimi pastrimit të mbetjeve urbane, Njësia
administrative Velipojë”, me fond 11.389.518 lekë të reja, rezultoi se prokurimi është zhvilluar me procedurë “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. KLSH evidenton se miratimi i procedurës me negocim pa botim të njoftimit, është në mospërputhje pikërisht me kërkesat e parashikuara në referimin ligjor dhe për këtë ngarkohet me përgjegjësi NJP.
Në raport, janë evidentuar dhjetëra procedura të tjera të prokurimit të bërë nga ajo bashki, ku për koiçidencë, rezulton se shumica kanë probleme në dokumente apo në zbatim. Nëse të gjitha këto parregullsi, mund të jenë të sistemit dhe jo të individëve, koha do e tregojë, nëse institucionet shtetërore i shkojnë deri në fund këtij abuzimi.
