AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 16:40

Priten reshje intensive, ja dy qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Dita e nesërme rikthen reshjet intensive në shumicën e qarqeve në vend. IGJEUM bën me dije se, dy qarqe janë në rrezik për përmbytje për shkak të prurjeve që pritet të sjellin përrenjtë dhe lumenjtë.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.

1 2