TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kiparisia, Greqi, ku për fat të keq kanë gjetur vdekjen tre 15-vjeçarë.
Mes viktimave është një shqiptar, një grek dhe një bullgar, të cilët ishin shokë klase.
Sipas mediave greke, ata kishin lënë shkollën sot dhe i riu shqiptar kishte marre mjetin e të atit, që e drejtonte vetë, dhe kishte dalë xhiro me dy shokët.
Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias. Greku dhe bullagri vdiqën në vend, ndersa shqiptari ndërroi jetë pas pak në spitalin e Rios.
Nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi i furgonit, një 48-vjecar. Tre të rinjtë jetonin me familjet e tyre ne Kiparisia.
