AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 14:55

Vetingu në politikë/ PD: Venecia konfirmoi qëllimin legjitim të opozitës

Vetingu në politikë/ PD: Venecia konfirmoi qëllimin legjitim

“Komisioni i Venecias i hap rrugë vetingut të politikanëve. Qëllimi i opozitës është legjitim. Parlamenti të gjejë zgjidhje nëpërmjet dialogut”.

Keshtu e ka lexuar PD-ja opinionin perfundimtar te Komisionit te Venecias, per vetingun ne politike, nderkohe qe deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi, perfaqesues i PD ne mbledhjen e Komisionit te Venecias ka theksuar permes nje deklarate se “Komisioni i Venecias, edhe pse një javë pasi mazhoranca rrëzoi propozimet e Partisë Demokratike, përsëri konfirmon qendrimin e tij se qëllimi i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për vetingun në politikë është absolutisht legjitim”.

DEKLARATA E DEPUTETIT OERD BYLYKBASHI, PËRFAQËSUES I PD NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT TË VENECIAS

“Sot Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për propozimin e PD, për vetingun e lidhjeve kriminale midis politikës dhe krimit të organizuar. Dokumenti është një guidë e shkëlqyer për Parlamentin Shqiptar, për të miratuar në mënyrë përfundimtare amendamentet kushtetuese dhe një ligj të detajuar për largimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Në mbledhjen e Komisionit të Venecias, u bënë disa propozime nga Komisioni I ligjeve të këtij Komisioni, të mbështetura plotësisht edhe nga PD, të cilët theksojnë edhe më tepër nevojën për të ndërhyrë dhe për të kufizuar praninë në institucionet demokratike të personave të lidhur me krimin e organizuar.

Komisioni i Venecias, edhe pse një javë pasi mazhoranca rrëzoi propozimet e Partisë Demokratike, përsëri konfirmon qendrimin e tij se qëllimi i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për vetingun në politikë është absolutisht legjitim.

Duke konsideruar shkallën e lartë të problemit në Shqipëri, i bën thirrje përsëri mazhorancës për dialog konstruktiv me opozitën, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare në parlament, nëpërmjet miratimit të amendamenteve dhe të ligjit, dhe qëndron i gatshëm për të asistuar parlamentin shqiptar në përfundimin e kësaj çështjeje kaq të rëndësishme dhe qëllimi kaq legjitim.”