TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fabio Kualjarela duket se përmirësohet me kalimin e viteve dhe në moshën 35-vjeçare, sulmuesi i Sampdorias po bëhet një nga protagonistët më interesantë në Serinë A. Futbollisti i cili ka shëtitur shumë klube në Itali, mes të cilëve edhe Juventusin e Napolin, po përjeton momentin më të mirë të karrierës pasi po shënon me një rregullsi të admirueshme për moshën që ka.
Sot, ndaj Fiorentinës ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës, por regjistroi në këtë mënyrë edhe emrin e tij në listën e golashënuesve për ndeshjen e 10 radhazi në të cilën ka qenë në fushë e lojës në Serinë A. Një statistikë mbresëlënëse për një futbollit të kësaj moshe i cili që tani ka arritur kuotën e 14 golave të realizuar, po aq sa ylli i kampionatit, Kristiano Ronaldo.
Por seria prej 10 ndeshjeve me gol radhazi është ajo që i intereson më shumë Kualjarelës, i cili është vetëm një ndeshje larg rekordit që vendosi Batistuta në vitin 1994. Asokohe ai regjistroi 11 ndeshje radhazi duke shënuar dhe askush tjetër nuk ka arritur të përsëritë një gjë të tillë në Serinë A. Kualjarela ka një mundësi të artë të hyjë në librat e historisë, edhe pse tifozët e Batistutës insistojnë se ai rekord nuk mund të arrihet thyhet, pasi në mesin e serisë aktuale, Kualjarela qëndroi në stol gjatë 90 minutave në ndeshjen kundër Romës.