AKTUALITET, 20 Janar 2019, 20:50

Reali i Madridit e gjen zëvendësuesin e Luka Modriç te skuadra e Guardiolës

Reali i Madridit e gjen zëvendësuesin e Luka Modriç te skuadra

Te Reali i Madridit po mendojnë për të ardhmen që pas largimit të Kristiano Ronaldos, zëvendësuesi i të cilit ende nuk është gjetur nga presidenti Florentino Perez.

Por madrilenëve u duhet të gjejnë zëvendësues edhe për lojtarë të tjerë si Marselo, Isko dhe Modriç.

Dy të parët nuk preferohen nga trajneri Solari dhe duket se do të largohen, ashtu si dhe Luka Modriç, për të cilin mbetet e hapur pista italiane me Interin dhe Juventusit që kërkojnë kroatin.

Sipas “Daily Star”, te Reali i Madridit shohin portugezin e Mançester Sitit, Bernardo Silva, si lojtarin adapt për të zëvendësuar Modriçin.

Për momentin, vlera e futbollistit 24-vjeçar të Sitit është rreth 70 milionë stërlina.