AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 14:40

Vështirësohet transferimi i Hysaj te Valencia, tratativën e beson vetëm menaxheri i shkodranit

Vështirësohet transferimi i Hysaj te Valencia, tratativën e beson

Dukej si një mundësi reale transferimi i Elseid Hysaj te Valencia. Mbrojtësi i Kombëtares pas se si gjatë verës alternativat e dëshiruara u larguan. Megjithatë, Valencia ishte një ekip që mund t’i ofronte edhe aktivizimin në Champions League, mirëpo De Laurentis ka vendosur të mos lëvizë nga pretendimet financiare.

Spanjollët nuk shkojnë më shumë se 12-13 milionë euro për Hysajn, ndërkohë nga ana tjetër italianët kërkojnë 20 milionë euro. Valencia duket e lodhur nga kjo tratativë, ndërkohë që edhe koha nuk premton shumë me merkaton që mbyllet ditën e nesërme.

Kështu, bisedimet po shkojnë drejt dështimit, ndërsa fryma e optimizmit është vetëm te menaxheri Xhufredi, i cili ende beson se transferimi mund të mbyllet brenda afatit të merkatos. Mbeten për t’u parë zhvillimet në orët e fundit, por spanjollët ia kanë lënë topin Napolit.