AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 12:12

VIDEO/ Momenti kur qeni zbulon 15 kg drogë në makinën e shqiptarit

VIDEO/ Momenti kur qeni zbulon 15 kg drogë në makinën e


Policia greke ka sekuestruar 15 kilogramë marijuanë në një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua.

Operacioni për kapjen e makinës me drogë u realizua në kufirin shqiptaro-grek në Igumenicë.

Brenda në mjet, në një vend të improvizuar enkas midis sediljeve të pasme dhe bagazhit me ndihmën e qenit “Avra”, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 15 kg 500 gram marijuanë.