AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 14:30

Nuk gjen qetësi Vlora, plagoset me thikë një person

Nuk gjen qetësi Vlora, plagoset me thikë një person


Vlora nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Pas atentatit me armë ndaj një ish-mësuesi, një person është plagosur ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një plagosje me thikë që ka ndodhur tek “Stacioni i Trenit” në Vlorë.

Ende nuk dihen rrethanat apo emri i personit që ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar drejt spitalit.