AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 09:35

VIDEO/ Aksidentohet me motoçikletën, humb jetën 35 vjeçari shqiptar në Gjermani

VIDEO/ Aksidentohet me motoçikletën, humb jetën 35


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hückelhoven të Gjermanisë, me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar.

Sipas raportimit të mediave gjermane në aksident ka mbetur viktimë një 35-vjeçar nga Mitrovica, me inicialet L. M.

Mësohet se 35-vjeçari ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonte, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.