LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2017, 12:53

Vesa fillon jetë të re, jashtë shqipërisë me Big Basta-n (FOTO)

Vesa dhe Bigu janë përfolur kohët e fundit, për shkak të marrëdhënies në distancë që ata të dy kanë. Big-u është larguar drejt Zelandës së Re, ndërkohë që këngëtarja dhe Liani i vogël qëndruan në shtëpinë e tyre në Kosovë. Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, Vesa ka treguar se ajo bashkë me djalin e saj, kanë udhëtuar drejt Zelandës së Re. Madje, ajo ka postuar dhe një foto ku shfaqet i Liani bashkë me të atin, duke u përqafuar. Nuk e dimë nëse Vesa dhe Liani, do të qëndrojnë atje gjatë gjithë kohës apo do të kthehen në Kosovë.