LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2017, 11:57

Ja efekti që ka antibiotiku natyral!

Ja efekti që ka antibiotiku natyral!

Të gjithë ne mund të sëmuremi ose të kalojmë një grip të paktën një herë gjatë dimrit.

Më poshtë, ju sjellim recetën e një antibiotiku natyral që është shumë efektiv, i shpejtë për tu përgatitur, madje edhe me shpenzime minimale.

Ky antibiotik natyral vret të gjitha bakteret dhe ka një efekt të fortë anti-inflamator.

Ndryshe nga antibiotikët sintetikë, avantazhi i këtij antibiotiku është se është 100% natyral dhe nuk ka efekte anësore.

Përbërësit:

  • Një thelb hudhër
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle xhenxhefil pluhur
  • Gjysmë luge gjelle speca të kuq djegës të shtypur (pluhur)
  • Gjysmë luge gjelle kanellë
  • 100 ml lëng limoni

Përgatitja:

Shtrydheni limonin, përziejeni bashkë me hudhrën e shtypur, xhenxhefilin, pluhurin e specave djegës dhe përzieni me kanellë, e në fund shtoni mjaltin. Lëreni këtë shurup, të qëndrojë për tri orë në temperaturë të dhomës dhe më pas vendoseni në një kavanoz xhami me kapak dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer.

Përdorimi:

Konsumoni një lugë çaji nga ky shurpup në mëngjes, në stomak të zbrazët. Këtë sasi të këtij shurupi përdoreni, vetëm nëse dëshironi ta forconi sistemin tuaj imunitar.

Por nëse po kaloni një ftohje ose grip, atëherë konsumoni një lugë çaji nga ky shurup, tri herë në ditë, në stomak të zbrazët.