TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që pas largimit të bujshëm të Encës nga grupi OTR, në grup janë shtuar disa vajza tepër të bukura.
Gjithmonë, pyetja që bënin të gjithë ishte: “Kush do e zëvendësojë Encën?” Mesa duket, tashmë të gjithë mund të marrin përgjigjen kësaj pyetjeje.
Lideri i grupit, Noizy, ka prezantuar “Divën” e tij të re.
Bëhet fjalë për modelen e njohur Oriola Marrashi. Lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Oriola, e veshur me një jumpsuit të kuq prej lëkure, ngjan vërtet si një Divë. Modelja gjithashtu është një studente kantoje, në Universitetin e Arteve. Detaj ky, i cili e lidh akoma më tepër me grupin. Krahas pasionit të modelingut, Oriola ka shprehur se e shikon të ardhmen e saj si këngëtare. Tashmë, ajo është më pranë se kurrë realizimit të kësaj ëndrre. Madje, me mbështetjen e një prej grupeve më të njohura të tregut muzikor siç është OTR.
[gallery ids="36983,36982,36981,36976,36975,36974,36972,36971,36970,36969,36968,36967,36966,36964,36963,36961,36957,36954,36952,36949"]