LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2017, 09:44

Cigaret elektronike, pasojat serioze që sjellin për shëndetin

Cigaret elektronike, pasojat serioze që sjellin për shëndetin

Produktet e reja elektronike, që po përdoren për të zëvendësuar konsumin tradicional të duhanit duke përdorur djegien e avujve të padëmshëm për mjedisin, mund të jenë më të mira për sa i përket aspektit ekologjik, por kanë disa rreziqe shumë serioze për shëndetin e përdoruesve, ku këto pasoja mund të jenë kancerogjene.

Një grup studiuesish britanikë, kanë bërë një studim gjithëpërfshirës, për të parë rreziqet që sjell për shëndetin, përdorimi i cigareve elektronike.

“Public Health England” nënvizon se cigaret elektronike, në pamje të parë janë 90 herë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale për nga substancat që e përbëjnë.

Por, sipas kërkimeve të gjata dhe matjes së efekteve tek përdoruesit, djegia elektronike e avullit dhe futja e tyre në mushkëri, është një proces shumë i keq për shëndetin dhe ka mundësi të krijojë dhe qeliza kancerogjene në grykë dhe mushkëri.

Studiuesit, ndonëse nuk mund të shpreheshin me garanci a është vdekjeprurës konsumi i duhanit, kanë këshilluar njerëzit të limitojnë përdorimin e tyre të paktën për disa vite që vijnë, pasi edhe në fillim të shekullit XX, pothuajse asnjë mjek sado profesional, nuk i njihte pasojat e duhanpirjes dhe vetëm përdorimi dhe studimi afatgjatë, 70 vjet më vonë nxorën në pah, faktin se duhanpirja nxit kancerin dhe shkakton një sërë problemesh të tjera shëndetësore si ulje e fertilitetit, dëmtim i shikimit, prishje të indeve të lëkurës dhe shëndetit oral.