LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2017, 22:34

Shqiptarja imiton këtë veshje të Rihanna-s dhe ja rezultati (FOTO)

Rihanna është një burim frymëzimi për miliona vajza anembanë botës. Shumë e imitojnë, të tjera e kopjojnë, por pak arrijnë t’ia dalin.

Këngëtarja ka edhe fanse shqiptare, por më të bujshmet janë ato që i përkasin botës së televizionit. Këngëtaret shqiptare pothuajse gjithmonë janë kritikuar për mungesë origjinaliteti sa i përket modës.

E tashmë meqë kanë filluar xhirimet për festat e fundvitit, këngëtarja e njohur Shkenda Dubova është shfaqur me një fustan të bardhë e të gjatë me një dizajn shumë të bukur.

Me flokë të lëshuar e stoli në kokë, Shkenda tërhoqi vëmendjen, por pamja e saj është parë që prej vitit 2015 te këngëtarja e njohur Rihanna.

Kjo e fundit u paraqit në “Met Gala”, me aksesorin në kokë dhe me fustan në stil pothuajse të njëjtë, veçse në ngjyrë të verdhë.