AKTUALITET, 16 Maj 2018, 09:31

“Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares së Euronews

“Vërtet mendon që mediat shqiptare janë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama është pyetur për gjendjen e medias në Shqipëri. Duke u ndalur te sfidat e brendshme, gazetarja Efi Koutsokosta tha se një çështje shumë e ndjeshme për BE-në është liria e medias. Ajo ka sjellë në vëmendje raportin e “Reporterët pa Kufij”, që thotë se 80% e gazetarëve ndihen të pasigurt për të ardhmen dhe të ekspozuar nga fyerjet pasi Edi Rama i ka quajtur ata kazanë dhe armiq.

“Ky është mendimi që keni për gazetarët e vendit tuaj? – pyet gazetarja e Euronews.

“Kur them kazanë, në shqip është njësoj si të thuash lajme të rreme (fake news), sepse nuk përkthehet mirë kjo fjalë në shqip. Nuk e kam fyer kurrë një gazetar personalisht. Unë sigurisht shpreh mendimin tim për mediat kazanë dhe kemi shumë media kazanë sot nëpër botë. Nëse ata kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet, kjo nuk do të thotë që unë nuk kam të drejtë të shpreh mendimet e mia” – justifikohet Rama.