AKTUALITET, 8 Maj 2020, 23:37

“Veprimi i qeverisë së PPP-ve për Teatrin akt skandaloz”- Kryemadhi: Rama po përdor mashën e tij për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” 200 mln euro!

“Veprimi i qeverisë së PPP-ve për Teatrin akt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadh,i thotë se në Ditën e Evropës, qeveria në bashkëpunim me oligarkët grabiti tokën e Teatrit Kombëtar.

Ajo thotë se, asnjë manovër ligjore nuk mund ta zhbëjë këtë vepër kriminale.

Sipas Kryemadhit, Rama po përdor kryebashkiakun për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

Reagimi i plotë:

Ditën e Europës, ditën e vlerave, ditën e civilizimit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen shkatërrimtare, qeveria e oligarkëve bëri aktin e radhës të grabitjes së tokës së Teatrit Kombëtar duke ia kaluar Bashkisë së Tiranës. Ky veprim i qeverisë së PPP-ve është një akt skandaloz dhe i turpshëm!

Edi Rama po përdor mashën e tij, Erion Velinë për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

Asnjë manovër ligjore nuk mund ta zhbëjë këtë vepër kriminale, autorët e së cilës do të përballen jo vetëm me qytetarinë e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe do t’i çojmë përpara drejtësisë!

Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes!