TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dënuar kalimin e Teatrit Kombëtar nga pronësia e Ministrisë së Kulturës në atë të Bashkisë Tiranë.
"Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje prej krizës, Basha drejton gishtin nga Rama për të cilin thotë se gjen kohë për të grabitur", shkruan Basha në reagimin e tij.
Por, këtë akt lideri opozitar e konsideron, si luftë ndaj artit dhe provokim ndaj BE në vigjilje të Ditës së Europës.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës.
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1258835271866560513