AKTUALITET, 8 Maj 2020, 23:10

Bie kurba në Francë/ Asnjë rast i infektuar dhe 243 viktima gjatë 24 orëve nga Covid-19

Bie kurba në Francë/ Asnjë rast i infektuar dhe 243 viktima

Franca ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 243 persona, duke e çuar në 26.230 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Ndërkohë ditën e sotme sipas të dhënave nuk është regjistruar asnjë i infektuar. Në vend numri i të prekurve nga Covid-19 është 174,791. Deri më tani janë mbi 55 mijë të shëruar dhe 2868 pacientë në gjendje të rënduar.

Në Francë që nga fillimi i pandemisë, janë bërë mbi 1.3 milionë testime.

Deri më tani janë shënuar 272,000 viktima në të gjithë botën. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca dhe Spanja.