AKTUALITET, 8 Maj 2020, 22:28

Gazetari tregon qytetet më të frikshme në Shqipëri

Gazetari tregon qytetet më të frikshme në Shqipëri


Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim.

Ndërsa qyteti më i organizuar është Fieri. Gazetari thekson se aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit.

"Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari.

Hoxha u ndal edhe njëherë tek Amnistia Fiskale dhe operacioni i OFL, ndërsa theksoi se nuk po tentohet të legalizohet paraje e krimit, por ajo e korrupsionit.

“Nuk po tentohet, nuk është qëllimi primar të legalizohen paratë e botës së krimit, por po tentohet të regjistrohen paratë e korrupsionit. Ata janë në gjyrmim të strukturave të huaja që janë në Shqipëri. nuk duan të amnistojnë paratë e krimit, por duan të amnistojnë paratë e korrupsionit. Kriminelët më të frikshëm nuk janë ata të veshur me louis vuitton, por janë kriminelët me kollare dhe kostum”, u shpreh ai.