AKTUALITET, 8 Maj 2020, 21:28

Vendimi në Fletoren Zyrtare/ Vasili: Si u përdorën karantina dhe pandemia për të grabitur Teatrin Kombëtar

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të kalimit të godinës së Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Vasili thotë se, kjo është grabitje që për tu realizuar u përfitua nga situate e pandemisë dhe karantinës ku ndodhemi për shkak të COVID-19.

STATUSI I PLOTË

Karantina dhe Pandemia po perdoren per te grabitur e rrembyer Teatrin Kombetar!

Qeveria kuislinge dhe spekullante e zeze grabit Godinen e Teatrit Kombetar.

Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit te korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrembimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranes.

Cdo reagim, proteste, refuzim demostrim ne cdo forme eshte legjitim.

Pandemia dhe karantina politike po perdoren per te mbuluar grabitjet e medha qeveritare.

Shendeti i njerezve po perdoret si alibi per vjedhjen e prones publike.

Ja vendimi i vjedhjes ne Fletoren Zyrtare