TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur për here të parë për vendimin e gjykatës që i dha Dritan Dajtit vendimin për heqjen e dënimit të përjetshëm, duke e dënuar me 25 vjet.
Rama u pyet nga një qytetarë gjatë takimit në Lezhë, ku kryeministri tha se ne nuk do ti ndahemi këtij vendimi dhe do bëjmë çdo gjë që ta zhbëjmë tha Rama.
Kryeministri u shprehu keqardhjen për vendimin e gjyqësorit, që vendosi për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
“Kemi të bëjmë me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata, por janë plot që duke parë se i ka ardhur fundi një sistemi të drejtësisë, po i bien topit. Dhe jo vetëm i ranë me top, por kemi të bëjmë me akt kriminale sepse jo vetëm i liruan por i rivranë. Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë.
Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”, tha Rama.
AKUZAT
Më tej kreu i qeverisë ka shtuar se në burg të ccon drejtësia dhe jo kryeministri. Rama tha se e akuzuan se është miku i Dritan Dajtit, ndërkohë që sipas tij raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ka lidhje me ish-kryeministrin Berisha.
“Kryeministri nuk fut njeri në burg, në burg të çon drejtësia dhe për të nxjerre para ligjit të gjithë ata që kanë probleme, duhet një drejtësi e drejtë, por ne nuk e kemi pasur, sepse e kanë penguar gjykatës si këta, si ai i Tiranës, Saliu, që e bën vrasjen e katër policëve mikun tim, ndërsa është e shkruar se ai kishte lidhje me Saliu.
Kemi pas dhe do të kemi të tilla procese, sepse këta njerëz kriminel me kostum e me kravatë nuk ndalen para parasë, se janë mësuar 30 vjet ta bëjnë këtë gjë… të rivrasin të vrarë, të ripërdhunojnë gra dhe vajza të përdhunuara
Por kjo reformë do kohë, dhe pse e kemi bërë me shpejtësi. Një kalbësirë nuk zhbëhet dot sa hap e mbyll sytë. Dhe për më tepër, inati legjitim, revolta ndaj padrejtësive, nuk mund të përkthehet në budallallëk që pse nuk i fut ti në burg. Jo! Qeveria ka të drejtë të bëj ligjin.
Kjo është përgjigja ime. Nuk mund të themi që e ka fajin drejtësia, se këta maskarenj arrijnë të na bëjnë budallenj duke shkelur mbi gjakun e policëve. Sistemi i drejtësisë është i duhuri, por nuk është kollaj për ta ndryshuar.
Janë beteja të cilat kanë edhe problemet e tyre, ka edhe dështime dhe situata të vështira, por sot me ata nuk ka asnjë të krahasuar Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Sandër Lleshajt, për gjykatës që janë aty prej mbështetjes së Saliut”, tha ai.