TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar edhe një ndihmë financiare prej 50 milionë lekësh të vjetra për familjen e nënkomisarit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha.
Në vendim, thuhet se ky shpërblim do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Po kështu sot u miratua edhe dhënia e statusit “Dëshmor i Atdheut”. Fëmijët e tij do të përfitojnë deri në 18 vjec 170% të rrogës që ka pasur babai i tyre i ndjerë.
Saimir Hoxha u ekzekutua në zonën e ishull Lezhë nga 21-vjecari Aldi Rama. Ky i fundit pas disa orësh rrethimi u vetëqëllua me armën e krimit dhe për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës. Lapsi.al ka publikuar sot edhe pamjet e ekzekutimit të oficerit të policisë. Bashkë me dy kolegë të tij ai ishte në atë zonë për të asgjësuar një parcelë me kanabis.
