Nusreti, shefi i famshëm turk që ka hapur restorante në mbarë botën, vjen edhe në Londër, me një rstorant luksoz në zonën elitare të Knightsbridge.
Në rrjetet sociale, po qarkullon një faturë nga restoranti, që i ka habitur të gjithë dhe është kthyer në virale.
Fatura e publikuar në Twitter nga llogaria me emrin Jamz, përmbante një biftek "tomahawk" me çmimin 630 paund, 4 redbull me çmim 44 paund dhe një mori artikujsh të tjerë, që e çonin vlerën e vaktit të konsumuar në 1812 paund. Megjithatë, restorantet e Nusret, njihen për çmimet bombastike, kudo ku janë hapur.
I vetmi produkt që serviret falas në restorantin luksoz, është çaji turk!
Kujtojmë, se një darkë në restorantin Nusr-Et në Dubai, ku merrnin pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, shkaktoi revoltë tek qytetarët.