AKTUALITET, 29 Shtator 2021, 16:09

“E guximshme”, Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Lirimi i të burgosurve politikë dhe zgjedhjet e lira janë të rëndësishme për Bjellorusinë

“E guximshme”, Meta takon udhëheqësen e opozitës


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Në një postim në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me fotografi duke shtrënguar duart me Tsikhanouskaya, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se i ka uruar asaj suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!