AKTUALITET, 29 Shtator 2021, 16:42

“Mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia po takon Lukashenkon shqiptar”, Basha ironi pas takimit me delegacionin e OHDIR-it: Raporti i OSBE fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit

“Mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia po takon Lukashenkon


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përfundim të takimit me delegacionin e OSBE/OHDIR u ndal në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“U lodhët? Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit. Ishte takim në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Mjafton të shihni rekomandimi dy, ku thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë.

Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi. Nëse hiqet fjala ‘Shqipëri’ nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos.

Për ironi mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia është në takim me Lukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe! Ose ndoshta mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon Lukashenkon e Shqipërisë nga afër, që të mund Lukashenon e Bjellorusisë.”, tha Basha.

[gallery ids="573192,573193"]