AKTUALITET, 9 Maj 2018, 23:26

Gatuzo: Rezultati gënjen, nuk e meritonim. Më vjen keq që sollëm 40.000 tifozë për këtë zhgënjim

Gatuzo: Rezultati gënjen, nuk e meritonim. Më vjen keq që
Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli menjëherë pas disfatës në Kupën e Italisë, për mikrofonët e Rai Sport.

“Kështu është futbolli, rezultati jo gjithmonë reflekton performancën në fushë. Kur bën gabime, edhe i paguan. Skuadra bëri atë që duhet të bënte për 60 minuta, por më pas duhet të pranojmë gabimet. Çështje maturie? Unë jam për vete trajner i ri, dhe i marrim të gjitha përgjegjësitë. Ndonjëherë presioni nuk menaxhohet mirë, por sot nuk meritonim të pësonim 4 gola. Më vjen keq që sollëm 40 mijë tifozë dhe në fund i dhamë një zhgënjim të tillë. Tani kemi 180 minuta në kampionat ku do duhet të fitojmë një vend për Europa Ligën” – deklaroi Gatuzo.